Jehona Gjurgjeala

Drejtoreshë Ekzekutive, TOKA

Në përgjithësi në botë, gratë priren të kërkojnë më pak dhe të bëjnë më shumë. Në Kosovë, përveç këtij trendi të përgjithshëm, shoh se ne kemi një kulturë ku gratë e paragjykojnë njëra-tjetrën në bazë të asaj se çfarë konsiderohen vlera tradicionale të gruas. A je e martuar? A ke fëmijë? A di të gatuash? Sa të pastër e ke shtëpinë? I bën presion jashtëzakonisht të madh grave, dhe shpesh nuk iu ndihmon të arrijnë potencialin e tyre të plotë.